Real Madrid C.F. Formation 2011

Real Madrid C.F. Football Formation

Creation DateJune 19, 2011

Lineup (4-3-3)

Higuain · Benzema · Ronaldo · Mesut Ozil · Nuri Sahin · Xabi Alonso · Marcelo · Sergio Ramos · Pepe · Carvalho · Casillas

Mediat spanjolle pohojne se tranjeri portugez i Realit te Madridit , Jose Mourinho , per sezonin e ardhshem do te ndryshoje formacionin standart nga 4-2-3-1 ne 4-3-3 . Skema kater - kater - tre eshte nje skeme me sulmuese e cila mund ti pershtatet me shume Realit te Madridit ne aftesite e saj sulmuese . Jose Mourinho do ta kishte me te qarte formacionin neqoftese sa me shpejt ne Madrid do te mberrije Neymar pasi i ka te dy sulmuesit e krahut te spikatur si Neymar ashtu dhe Ronaldo . Gjithsesi pritet te jete nje skeme identike si e Barcelones vendosja e lojtareve ne fushe . Formacioni mendohet te jete keshtu : Ne porte Iker Casillas . Ne mbrojtje nuk do te kete ndonje ndryshim nga mbrojtja e sezonit te kaluar . Ne krah te djathe do te luaj Sergio Ramos . Ne qender Pepe sebashku me Carvalhon , dhe ne krah te majte do te luaj braziliani Marcelo i cili ja rrembeu tashme vendin Arbeloes per shkak te paraqitjes se shkelqyeshme te tij . Tre mesfushoret priten te jene Ozil , Sahin dhe Alonso . Alonso pritet te luaje si nje mesfushor i terhequr defensiv sic eshte pozicioni i tij natyral . Sahin pritet te luaje me i avancuar ne mesfushe por pak si nga krahu dhe Mesut Ozil ne pozicionin ku ka luajtur sezonin e kaluar , si nje mesfushor pas sulmuesve . Per sa i perket sulmit pritet te perbehet nga 3-shja Ronaldo , Higuain dhe Benzema . Ronaldo do te luaje ne krah te majte , Higuain ne qender dhe Benzema ne te djathte .